Si të heqim ngjitësin nga qërpikët

Ne të gjithë kohë pas kohe i përdorim qërpikët fals, ato janë shoqja më e mirë e një vajze. Në të vërtetë sjellin vëllimin dhe gjatësin dhe në raste të veqanta patjetër që duhet të jesh me shoqen tënde më të mirë.

Duke vendosur qërpikët fals sigurisht ju ka ndodhur ndonjëher që qërpiket tuaj të vërtetë të mbërthehen me ngjites dhe padyshim kjo është e tmerrshme.

Mbërthyerja e ngjitësit në qërpikë mund të bëjë riprodhimin gati të pamundur dhe të shkaktoj acarim të padëshiruar.

Për të siguruar që qërpiket tonë të rrem mund të përdoren më shumë se një herë dhe qërpikët tonë të vërtetë të mbeten të shëndetshëm, është e rëndësishme t’i mbani të pastra.

Për disa këshilla mbi mënyrën më të mirë për ta bërë këtë, ne i jemi drejtuar disa profesionistëve te bukuris në AlbaBeauty

Përdorni më pak ngjitës

Këshilla e parë për të parandaluar grumbullimin e ngjitësit në qerpiket tuaj të vërtetë është që të përpiqeni të përdorni sa më pak ngjitës gjatë aplikimit.

Mendoni se keni aplikuar shumë ngjitës në qërpikët tuaj të rrem? Ne ju rekomandojm të e fshini atë dhe të filloni nga e para.

Me këtë jo vetëm që do të keni më të lehtë të i hiqni qërpikët false në fund të ditës por gjithashtu është një mënyrë për të siguruar që shumë ngjitës nuk do të mbetet mbi ose rreth syve tuaj.

Mos i tërhiqni

Koha për të hequr qërpikët false në fund të ditës? Mos filloni duke i tërhequr nga cepi me ashpërsi. Në këtë mënyre ju nuk do të mund të hiqni të gjithë ngjitësin dhe rrezikoni të mbetet ngjitës në sytë tuaj edhe më keq ju rrezikoni të i këpusni qërpikët tuaj.

Përdorni një pastrues për kozmetikë

Përkundrazi, për të hequr qerpikët tuaj të rremë dhe për ti pastruar, AlbaBeauty rekomandon të përdorni një pastrues të butë për përbërjen e syve.

Remover Makeup Eye” është më e mira për të hequr qafe ngjitësin e qërpikeve. Thjesht derdhni pak mbi një jastëk pambuku dhe mbajeni sipër mollëzave tuaja derisa qërpiku fals të bjer pastër .

Ju gjithashtu mund të përdorni produktin për të pastruar ngjitësin nga qërpikët fals në mënyrë që ata janë të pastër si të ri për riaplikimet.

Shpërndaje:
Shkruar nga Albana Kelmendi
Albana është një stiliste flokësh dhe grimere profesioniste. Kur hapi studion e saj të bukuris në Prizren ajo gjithashtu themeloi dhe është shefi i AlbaBeauty. Ajo tani jeton dhe punon në Gjermani.