Si ti përfeksiononi vetullat tuaja?

Kur vjen puna tek vetullat ne të gjithë mundohemi që të japim maksimumin tonë që ato të duken të mirë mbajtura dhe të bukura sepse vetullat i japin karakter fytyrës tonë.

Shumë nga ne dëshirojm që ti bëjmë vetullat ashtu siq i bëjn Make-Up artistët e njohur, natyrale dhe përfekte. Ja tani është momenti që hap pas hapi të mundohemi që të mësojm se si ti perfeksionojm vetullat tona duke i ber ato të mrekullueshme;

  • Rregulli i parë është që në asnjë mënyrë të mos e mbushni vetullën nga fillimi deri në fund me një lapsë apo ndonjë produkt tjetër për vetulla sepse gabime të tilla ju bëjnë të dukeni shumë artificiale.

    Prandaj me një brushë të hollë dhe një gell për vetulla mundohuni që lehtësisht me nga një linjë të hollë ti plotësoni vetëm pjesët ku vetulla juaj mungon.

Këshill:Gjithmon duhet të shkoni në drejtim të fijeve të vetullave.

  • Pika kryesore për një vetullë përfekte, natyrisht që është fundi apo bishti i vetullës. Prandaj shumica nga ne bëjmë një gabim sepse e vizatojm vetullën ashtu siç është. Këtu duhet të bëjmë një përjashtim të vogël. Bishtin e vetullës duhet të e tërheqim më lart sepse kështu fytyra juaj do të hapet më shumë dhe do të dukeni më energjike në të kundërt bishti i vetullës i varur poshtë do të ju tregonte më të mërzitur.
  • Disave nga ne na ndodhë që të kemi një hark më të madhë të vetullës se sa tjetrën ndonjëher janë këto detaje të fytyrës që na bëjnë që të dukemi më të veqant dhe më tërheqës.

    Por për disa kjo mund të shëndrroht në pengesë sepse duan që të dy harqet e vetullave të jenë të barabarta. Dhe një mënyr për ti bërë të njëjta është që të merrni një brushë dhe të e vendsoni në mënyr vertikale nga cepi i hundës dhe në fillim të vetullës dhe të lëvizni brushën në mënyr diagonale me qendrën (bebëzën) e syrit tuaj ngjajshëm si në foto. Nëse do të e provoni e kuptoni se sa natyrshëm do të bëni që vetullat tuaja të duken të njëjta.
  • Rishikojeni edhe një herë nëse forma e vetullave tuaja është plotësisht ashtu siç dëshironi, me një lapsë apo një brushë dhe gell, formësoni dhe plotësoni edhe një herë vetullat tuaja duke i tërhequr linjat e holla lehtësisht në drejtim të fijes së vetullave tuaja.
  • Përdoreni një sapun për vetulla apo një gell dhe krehëni në mënyr që vetullat e juaja të duket më të theksuara dhe më natyrale. Do të befasoheni me rezultatet e arritura.
  • Mos harroni që kur të filloni të plotësoni vendet boshe aty ku vetulla juaj mungon të filloni ti bëni linjat lehtësisht. Një rregull që vlen gjithmon të cekët është që gjithmon duhet të filloni aplikimin në qendër të vetullës në mënyr që ngjyra të shpërndahet dhe të duket më e leht në fillim dhe më e errët në fund të vetullës.
  • Merreni një korrektor dhe përpiquni që me korrektor t`i mënjanoni të gjitha lëvizjet e gabuar që do të e defërmonin pamjen e vetullës tuaj dhe shkrijeni aq mir korrektorin derisa të mos duket fare.
Shpërndaje:
Shkruar nga Learta Kelmendi
Unë jam Learta, më pëlqen të mendoj gjëra të guximshme...buzë apo sy të theksuar... të jesh femër është argëtuese mund të eksperimentosh me pamjen sa të duash... dhe si një adhuruese e grimit, meqë motra ime ishte një grimere professioniste kam mësuar prej saj teknika të ndryshme për grimin. Pra, guxoni dhe eksperimentoni!