Për një grim të përsosur pa diskutim që duhet përdorimi i brushave sa më të pastërta sepse sa më të pastërta që të jenë brushat tuaja, aq më e pastër do të rezultoj puna e juaj.
Ky është një rregull që të gjithë duhet ta dimë. Prandaj keshillohet që pastrimin e brushave të e bëni një rutin të bukuris tuaj, sepse papastërtit që mund të mblidhen janë të paimagjinueshme. Kështu që nuk duhet të lejoni, që tër mundin tuaj për të shkëlqyr në ditët e rëndësishme të e humbas një mbetje e makijazhit.
Pastrimi i brushave shërben që edhe lëkura juaj të jetë më e pastërt nga aknet e ndonjëher edhe nga skuqjet. Pastrimi i tyre preferohet së paku një herë në javë.
Më posht do të ju tregoj hap pas hapi një metod shum të thjesht për pastrimin e brushave:
- Në fillim vendosni pak shampo në një enë dhe mbusheni me ujë të ngrohtë;
- Pastaj rrotulloni brushat butësisht në ujë në mënyrë që t’i largoni të gjitha mbetjet e makijazhit;
- Shpërlajini me ujë të pastër derisa të largohet e gjithë mbetja;
- Prisni deri sa të terën;
- Pastaj merrni një pastrues të brushave (gjinden në kozmetikë), të cilin duhet ta hedhni pak në një enë, vendosini brushat në enë dhe levizni ato në formë rrethore;
- Dhe në fund me një pecet të pastët rrotulloni brushat në mënyrë që përfundimisht të i largoni papastërtit nga brushat tuaja.
Këto produkte janë të mjaftueshme nëse e ndiqni këtë metod të thjeshtë për pastrimin e brushave tuaja. Mirpo kohët e fundit disa profesionist preferojn të perdorin edhe produkte shtes që të sigurohen që brushat të jenë të pastërta .
Njëra prej tyre e cila është bërë e famshme si dhe mjaftë e përdorshme është edhe sfungjeri i cili pa problem mund të pastrojë brushat tuaja edhe pa shampo. Është mjaft e thjesht për ta përdorur sepse vetëm duhet ti lëvizni brushat në formë rrethore mbi të dhe do të ju befasoj sesa me lehtësi do ti largoni te gjitha mbetjet e makijazhit në të dhe brenda disa minutav do të duken si të reja.
Mirpo këto lloje të sfungjerave nuk preferohet t’i përdorni për një kohë të gjatë sepse qelizat e vdekura të lëkurës si dhe papastërti të tjera mund të mblidhen edhe pse ndonjëher të padukshme prandaj preferohet që të përdoren rreth 3 -4 muaj.
Unë jam Learta, më pëlqen të mendoj gjëra të guximshme…buzë apo sy të theksuar… të jesh femër është argëtuese mund të eksperimentosh me pamjen sa të duash… dhe si një adhuruese e grimit, meqë motra ime ishte një grimere professioniste kam mësuar prej saj teknika të ndryshme për grimin. Pra, guxoni dhe eksperimentoni!
Lini një koment