Për të pasur një lëkurë të pastër dhe rrezatuese duhet që vazhdimisht të kujdesemi për lëkuren tonë. Kujdesi duhet të bëhet para e veqanërisht pas makijazhit. Mirpo asnjëherë të mos e teprojm sepse ndonjëherë lëkura edhe mund të irritohet. Është mirë që lëkurën të e lëm të pushojë disa ditë pa përdorur maska në mënyrë që ajo të ripërtrihet. Disa produkte që duhet t’i posedojm janë:
1. Toniku
Toniku shërben për të zbutur lëkurën dhe për të rifreskuar atë sepse bën një pastrim të thellë të lëkurës dhe largon të gjitha papastërtitë . Poashtu shërben edhe si mbrojtës nga irritimi i lëkurës. Gjithmonë përdoret pas larjes së fytyrës.
2. Pastruesi në formë xheli
Kryesisht shërben për pastrimin e fytyrës pas përdorimit të makijazhit sepse largon me lehtësi makijazhin nga poret e lëkures dhe ka një efekt vezullues, bën që të keni një lëkur të butë. Poashtu nuk preferohet që të përdoret më shumë se njëherë në ditë.
3. Kremi për sy
Gjithmonë produktin që duhet ta kemi patjetër në kozmetikën tonë është kremi për sy sepse sytë duhet ti lyejmë vazhdimisht të paktën dy herë në ditë sepse lodhja më së shumti reflekton në sytë tonë prandaj ju duhet të keni një kremë ose formë xheli për sy.
4. Qumështi pastrues
Është më se e domosdoshme që të keni një qumësht pastrues. Sepse vetëm me një larje të lëkurës nuk mund të pastrohen të gjitha papastërtit në lëkurë e sidomos pas makijazhit. Prandaj duhet që të e përdorni së paku një herë në ditë, ai gjithashtu hidraton fytyrën tuaj.
5 . Maskat
Gjinden shumë lloje të maskave për fytyrë por është e rëndësishme që të gjeni maskën që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj. Roli i maskës është i rëndësishëm sepse shërben në ushqimin e lëkures si dhe hidratimin e sajë. Ato duhet të përdoren së paku një herë në javë.
6. Kremi hidratues
Pas pastrimit të lëkurës kremi hidratues është si qërshia mbi tortë. Perpiquni që t’i evitoni kremat shumë të yndyrshme dhe si zgjidhje përdorni një kremë hidratues sepse i jep lëkurës lagështi si dhe do të keni një lëkurë të butë.
Unë jam Learta, më pëlqen të mendoj gjëra të guximshme…buzë apo sy të theksuar… të jesh femër është argëtuese mund të eksperimentosh me pamjen sa të duash… dhe si një adhuruese e grimit, meqë motra ime ishte një grimere professioniste kam mësuar prej saj teknika të ndryshme për grimin. Pra, guxoni dhe eksperimentoni!
Lini një koment