Tri mënyra për të zbuluar nëntonet e lëkures suaj

Përputhja e hijeve mund të jetë një luftë në vete, pavarësisht nëse jeni të fiksuar nga kozmetika apo jeni e fiksuar pas bukurisë. Të gjithëve na ka ndodhur tashmë, të paktën një herë të mos ndjehemi aq mirë me grimin tonë.

Zgjodhët një hije mbuluese apo korrektori që është shumë e leht? Dhe ju bën të dukeni e sëmurë ose si fantazëm. Apo një hije shumë të errët? Dhe ju dukeni sikur keni pasur një ditë pa fund me kontura dhe bronzer.

Një nga çelësat për të gjetur produktet e duhura për ju, duke filluar nga Mbuluesi tek Korrektori dhe nga Buzkuqi deri tek Bronzeri, është të kuptoni tonin e lëkures së fytyrës suaj.

Nuk jeni të sigurt se cili është toni i lëkures tuaj? Ne kemi tre hile të shpejta dhe të lehta për të ndar me ju, që do  t’ju ndihmojnë të kuptoni saktsisht se çfarë nëntoni jep lëkura juaj.

Lexoni më poshtë për të kuptuar cilat janë ato dhe gjithashtu ndiqni këshillat tona:

Testi i bizhuterive

Koleksioni juaj i bizhuterive mund  t’ju tregoj se çfarë janë nëntonet e lëkures tuaj. Nëse zakonisht anoni për bizhuterit ari, ka të ngjarë të keni nëntone të ngrohta. Por nëse zakonisht vishni bizhuteri argjendi, ne mendojm se keni nëntone të ftohta.

Testi i venave

Kthejeni krahun dhe shikoni venat tuaja. Nëse ato kanë ngjyrën e gjelbër tregojn tone të ngrohta, ndërsa nëse janë blu dërgojn një sinjal të ftohtë. Nëse i shihni të dy nuancat, jeni neutral.

Testi i bilancit të bardhë

Vendosni një këmish të bardh ose mbajeni një cop letër të bardhë pranë fytytrës tuaj pa grim.Nëse lëkura juaj tërheq një nuancë të verdhë, kjo mund të tregojë një ton të ngrohtë. Nëse shihni nuanca blu ose rozë, ka të ngjarë të keni një ton të ftohtë.

Çfarë do të thotë?

Pasi të keni përcaktuar nëse lëkura juaj është e ftohtë, e ngrohtë apo neutrale, mund ta përdorni si një udhëzues kur krahasoni hije të ndryshme të produkteve përbërjen për të gjetur produktin tuaj të përsosur.

Linja të ndryshme të kozmetikës përmbajn hije të kategorizuara nga toni i lëkurës dhe marrin përsipër të bëjn zgjedhjen tuaj të lehtë.

Produktet për korrigjimin e ngjyrave gjithashtu mund të vijnë në dispozicion për të arritur një përfundim të përsosur, pasi të keni vendosur linjën e produktit tuaj.

Si rregull i madh, zgjidhni një korrektues ngjyrash që është e kundërta e nëntoneve tuaja në rrotën e ngjyrave dhe zbatojeni atë si një bazë përbërjeje.

Nëse keni një ngjyrosje rozë (ose skuqje në lëkurën tuaj), ju rekomandojmë të gjeni një korrektues bazë të lëngshëm që përmban nuancë të gjelbërt. Nëse keni një ton blu, veçanërisht nën sytë tuaj, provoni lëngun korrigjues që ka nuancën pjeshkë.

Shpërndaje:
Shkruar nga Albana Kelmendi
Albana është një stiliste flokësh dhe grimere profesioniste. Kur hapi studion e saj të bukuris në Prizren ajo gjithashtu themeloi dhe është shefi i AlbaBeauty. Ajo tani jeton dhe punon në Gjermani.